Policia e Kosovës ka njoftuar se, me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative duke angazhuar njësitë përkatëse policore për ofrimin e sigurisë dhe rrjedhës së lirë të komunikacionit.
Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes, më datën 08.07.2026, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut, në intervale të shkurtra kohore, në disa segmente rrugore nga Pika e Kalimit Kufitar Vërmicë deri në Pikën e Kalimit Kufitar Dheu i Bardhë dhe anasjelltas gjatë kthimit, po ashtu në të njëjtën datë.
Gjatë kësaj kohe mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Policia e Kosovës falënderon paraprakisht të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit e trafikut rrugor për mirëkuptim të plotë.



Të tjera
Brazili merr vendim për Ancelottin
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes