Igor Simiq, deputet i Listës Serbe, pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvnedit të Kosovës, tha se e drejta dhe drejtësia nuk po respektohet.
Simiq më tej tha se Kuvendi megjithatë as sot nuk është konstituuar, derisa lexoi vendimin e fundit e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
“Si parti politike jemi të vetëdijshëm se deputetin Nenad Rashiq me dhunë e kanë sjellë të bëhet deputet, tani me dhunë donë ta bëjnë nënkryetar të Kuvendit dhe ai nuk merr atë që është e rezervuar për popullin serb, por është anëtar i LVV-së”, tha Simiq.



Të tjera
Selami Kolonja publikon këngën e re patriotike “Toka e Zjarrit”
Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën
Kafeina, e mirë apo e dëmshme?