Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është deklaruar për media pas zgjedhjes së deputetit Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.
Ai ka falënderuar të gjithë për votimin, duke theksuar se procedura ka qenë në përputhje me rregullat. Basha tha se, pas refuzimit të Listës Serbe për të propozuar një kandidat tjetër, ai proppoiz kandidatin tjetër dhe se procesi është legjitim. Ai tha se PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta në Gjykatë Kushtetuese është për atë punë. Kryeparlamentari theksoi se tani rrjedhin afatet për themelim të qeverisë.
“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi zgjedhur nënkryetarin e fundit, dhe rrjedhimisht kemi konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili ka filluar më 15 prill, ku janë bërë gati gjashtë muaj. Mendoj se ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë, gjithçka ka shkuar mirë dhe për pasojë unë jam këtu për t’i falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të cilët kanë mundësuar votimin e nënkryetarit të pestë dhe tani e tutje Kuvendi mund ta vazhdojë punën e vet”, u shpreh i pari i Kuvendit



Të tjera
Brazili merr vendim për Ancelottin
Presidenti Begaj kalon nëpër Kosovë, policia njofton për kufizime në trafik
Këto ushqime duhet t’i hani në mëngjes