Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb, rrjedhimisht konstituohet Kuvendi

Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar nga komuniteti serb, rrjedhimisht konstituohet Kuvendi

Kryeparlamentari Dimal Basha ka vijuar procesin për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb përmes shortit, pasi asnjë nga kandidatët e propozuar nga Lista Serbe nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Procedura me short u zhvillua në përputhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas deklaratës së Bashës.

Kandidati i vetëm që nuk ishte propozuar nga Lista Serbe, Nenad Rashiq, u përzgjodh përmes shortit. Në herën e parë të votimit, Rashiqi mori 71 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime, duke siguruar kështu mandatin si nënkryetar i Kuvendit.

Lista Serbe kishte refuzuar të propozonte Rashiqin pavarësisht kërkesës së Kryeparlamentarit Basha, por shorti e vendosi atë në këtë pozicion kyç të pushtetit legjislativ.

Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime janë bërë për Rashiqin.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tani Kuvendi konsiderohet i konstituuar.