Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se konstituimi i Kuvendit “duket se ende nuk e ka marrë përgjigjen e plotë”, pavarësisht emërimit të nënkryetarit të pestë dhe të fundit.
“Unë mendoj që ka pasur hapësirë tjetër për konstituim legal ose kushtetues, sepse kryetari i Kuvendit mundohej të konsultohej me ata që i japim udhëzime në vend se të jepte interpretim. Ishte një konstatim se u është bërë konstituimi por si do të shkojë tutje mbetet të shihet”, tha Krasniqi pas seancës.
Krasniqi theksoi gjithashtu se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme “sa më parë”.
“Duke e ditur se asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare, besoj se ajo që është më rëndësishme tani, është ta gjejmë mekanizmin që na dërgon në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt dhe pa vonesa. Shpresoj se do të ketë racionalitet mes palëve për të arritur pajtueshmëri për këtë”, shtoi ai.



Të tjera
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës
Çfarë thotë shkrimi i dorës për personalitetin tuaj!