UP hap konkursin për studentët e rinj, nis aplikimi

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit të Universitetit të Prishtinës, programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë të dizajnuara për t’i përgatitur studentët për kërkesat e tregut të punës, duke u ofruar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillimin profesional dhe personal.

Përmes këtij njoftimi, Universiteti i Prishtinës ka ftuar maturantët dhe studentët e interesuar të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e institucionit, duke i cilësuar traditën, historinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë në arsim si vlera kryesore të universitetit.

APLIKO KËTU.