Shqipëria ka mbërritur në Serbi për ta zhvilluar ndeshjen vendimtare për kualifikime në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.
Një ditë para kësaj përballje në konferencë për media së bashku me trajnerin Sylvinho, ka dal edhe Elseid Hysaj, shkruan Arbresh.info.
Ai ka theksuar se kombëtarja është në Serbi vetëm për fitore.
“Këtu në Serbi kemi ardhur për fitore, as për barazim dhe as për humbje. Duhet më shumë se 100% por nga të gjithë ne si ekip. Për mua është ndeshja më e bukur”, tha ai fillimisht.
Më tej foli edhe për masat e sigurisë.
“Masat e sigurisë do të na karikojnë më shumë. Në futboll gjithçka është e paparashikueshme. Ata kanë cilësi, por kemi dhe ne”, u shpreh Hysaj.
Hysaj është një ndër të vetmit që ka qenë i pranishëm në Beograd në ndeshjen e 14 tetorit.
Kujtojmë se ndeshja mes këtyre dy kombëtareve do të luhet nesër në Leskovc nga ora 20:45.



Të tjera
3 gjuhët që fëmijët duhet t’i mësojnë
Kurti njofton aderimin e Adelina Tërshanit në VV, do të kandidojë për deputete
Shpërthen ish-deputeti i LDK-së: ‘Zgjedhjet nuk fitohen duke futur në listë prostituta politike, maniak seksual e shërbëtor të PDK-VV’