Përfundon seanca fillestare për caktimin e paraburgimit ndaj Fatmir Shehollit
Sot u mbajt seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Fatmir Shehollit, ku pritet të caktohet masa e paraburgimit.
Sheholli u arrestua më 9 tetor 2025 nga Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë nën dyshimet se ishte i përfshirë në spiunazh.
Për arrestimin e Shehollit shkroi të enjten ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Fatmir Sheholli, zyrtarisht përfaqësues i shoqërisë civile nga Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, është përfolur në media për lidhje me Serbinë. Në vitet ’90, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ai ka punuar në Sigurimin Shtetëror të Serbisë (UDB).



Të tjera
Harresa është shenjë e inteligjencës së lartë
Mënyra më e shëndetshme për ta bërë kafen dhe që ju zgjat jetën është kjo
Kryhen testimet, mund të ketë një vaksinë kundër akneve