Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në trajnimin e përbashkët “Export Join Operation Plan” me vendet e Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe të mbajtur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Trajnimi synon përgatitjen e oficerëve për planifikim në nivel operacional dhe i aftëson studentët që të operojnë në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një Shtab të përbashkët.
“Me qëllimin të përgatitjes së Oficerëve për planifikim në nivel operacional, kursi synon të përgatisë studentët që të jenë në gjendje të operojnë në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi planifikimi në një shtab të përbashkët”, thuhet në njoftim.
FSK përgatit ushtarakët për Xhenier Luftarak
Gjatë ditës FSK ka njoftuar se ka realizuar trajnimin e Avancuar për Xhenier Luftarak, me qëllim aftësimin dhe ngritjen e nivelit të njohurive për kryerjen e operacioneve xheniere me mision: Lëvizshmëri, Kundër-lëvizshmëri dhe Mbijetesë.
“Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u trajnuan për tema si fortifikimet fushore, fortifikimet në zona urbane, ndërtimi i pengesave, qarja e pengesave, kalimi nëpër zonat e minuara dhe kalimi i ujërave,” ka bërë të ditur FSK.



Të tjera
Shega, fruti që parandalon plakjen e parakohshme
Komandanti i FSK-së priti në takim Rreshter Majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës
Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit