Policia e Kosovës ka sekuestruar 10 motoçikleta dhe ka shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të tyre vetëm gjatë një dite në Prishtinë, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i Motoçikletave”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit janë duke vazhduar zbatimin e aktiviteteve të shtuara me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe garantimit të rendit e qetësisë publike.
“Vetëm gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 57 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave për kundërvajtje të ndryshme në trafik, përfshirë edhe gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Po ashtu, gjatë së njëjtës periudhë janë sekuestruar 10 motoçikleta”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit e qetësisë publike.
“Policia e Kryeqytetit do të vazhdojë zbatimin e këtij plani operativ edhe në ditët në vijim, me fokus parandalimin e kundërvajtjeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e rendit e qetësisë publike. Ajo u bën thirrje të gjithë drejtuesve të motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Egjipti i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s dhe po kërkon dënime drastike, ata veçuan dy gabime themelore
81-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia
SHBA godet më shumë se 80 objektiva në një raund të ri “sulmesh hakmarrëse” kundër Iranit