Çifti i njohur, Naim Abazi dhe Mihrije Braha, kanë votuar për kandidatin e tyre në Prishtinë si dhe për asamblistët.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, ata nënvizuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kanë bërë thirrje që të votohet sa më shumë.
“Ne kemi votuar, procesi shkoj shumë mirë, urime dita e zgjedhjeve. Unë them gjithmonë, kur kemi zgjedhje, kemi festë”, ka thënë Naimi.
Në një kuiz të bërë nga gazetari, Mihrija ka zgjedhur disa emra të famshëm që do t’i emëronte kryetarë të disa vendeve.
“Kryetar të Ferizajt e kisha bërë Fifin, Mitrovicës Sunaj Saraçin, Suharekës Motrat Mustafa, më fal bën Remzie Osmanin, të Pejës Violeta Kajtazin. Të gjitha femrat, me kandidu për vete nuk kam menduar, shpresoj që kryetari i ardhshëm i Prishtinës do të gjallërojë më shumë jetën kulturore, së paku një herë një muaj një koncert”, tha ajo ndër tjerash.



Të tjera
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
Këto janë ushqimet e shëndetshme për zemër
ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta