Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajper me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.
Trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.
“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren”, thuhet nga FSK.
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke ngritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake.



Të tjera
Përplasje në Kuvendin e Mitrovicës, Begu i drejtohet Brahimit me fjalën “injorant”
Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep 48 orë leje për të qenë pranë foshnjës
E vërteta doli në shesh! Londrimi rrëfen pse u ftoh raporti me “treshin përsheshi”