Lufta në Gaza ka mbaruar dhe Lindja e Mesme do të “normalizohet”, tha të dielën presidenti i ShBA-së, Donald Trump, teksa do të fluturonte me aeroplan për në Izrael, i cili po priste që Hamasi të lironte pengjet izraelite, ndërsa udhëheqësit botërorë po mblidheshin për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt paqes.
“Lufta ka mbaruar, e kuptoni këtë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e “Air Force One”, ndërsa nisi një fluturim nga Uashingtoni për në Izrael.
I pyetur për perspektivat e rajonit, Trump tha: “Mendoj se do të normalizohet”.
Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mbajt në Gaza për të tretën ditë të dielën, përpara lirimit të pritur të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë dhe një fjalimi të planifikuar nga Trump në parlamentin e Izraelit.
“Nesër është fillimi i një rruge të re. Një rrugë ndërtimi, një rrugë shërimi dhe shpresoj – një rrugë bashkimi zemrash”, tha kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një deklaratë televizive.
Zëdhënësi i qeverisë Shosh Bedrosian tha se Izraeli priste që pengjet të fillonin të liroheshin herët të hënën në mëngjes, së bashku me 20 pengjet e gjalla që do të liroheshin së bashku.
Në rast se pengjet liroheshin më herët, Izraeli ishte gati t’i priste, tha ajo. Lirimi i tyre do të pasohet më vonë nga dorëzimi i trupave të 28 pengjeve të mbetura të ndjera, shkruan Reuters
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit