Ashtu si pritej, Franco Foda ka vendosur për përbërje defanzive për ndeshjen ndaj Suedisë.
Suedia e Kosova përballen nga ora 20:45 në Goteborg.
Ndeshja vlerësohet shumë e rëndësishme për të dy përfaqësueset.
Në mbrojtje përkrah Albion Hajdarit do të luajnë Kreshnik Hajrizi e Ilir Krasniqi. Në krahë sërish do të jenë Mërgim Vojvoda e Dion Gallapeni.
Mesfusha përbëhet nga Leon Avdullahu, Veldin Hoxha e Florent Muslija.
Në sulm përkrah kapitenit Vedat Muriqi do të paraqitet Fisnik Asllani.



Të tjera
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”
Kështu e eliminoni stresin
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale