Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përfaqësuesen e Kosovës që shënoi fitore 1:00 mbrëmjen e së hënës në Goteborg të Suedisë.
“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe! 🦅🦅”, ka shkruar Begaj.
Golin vendimtar e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin.
Pjesa e parë ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.
Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por “Dardanët” arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.
Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026.



Të tjera
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë
“Ultimatumi i Trump mund të ketë pasoja katastrofike”