Komuna e Hanit të Elezit ka përfunduar e para procesin e numërimit të votave për asamblenë komunale, pas zgjedhjeve të 12 tetorit (pa votat e diasporës dhe ato me kusht)
Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë e para me gjithsej 1,786 vota, duke siguruar epërsi ndaj subjekteve tjera.
Në vendin e dytë është radhitur Lëvizja Vetëvendosje, me kandidaturën e Medina Imishtit, që ka marrë 1,063 vota. Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 919 vota, ndërsa në fund të renditjes është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 894 vota të fituara.
Pritet që në orët në vijim të konfirmohen edhe rezultatet përfundimtare dhe ndarja e mandateve në kuvendin komunal.






Të tjera
Vendosja e hudhrës nën jastëk ka përfitime befasuese
Në Burgun e Dubravës s’janë vrarë “persona të armatosur”, siç paraqitet në ekspozitë
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë përgatitjet para duelit me Turqinë