Shkarkohet Tomasson, shkak humbja nga Kosova

Shkarkohet Tomasson, shkak humbja nga Kosova

Jon Dahl Tomasson nuk është më trajneri i Suedisë.

Humbja nga Kosova, i ka kushtuar me shkarkim Tomasson nga kreu i bankinës së Suedisë.

Federata e Futbollit të Suedisë, ka marrë vendimin për të shkarkuar nga posti i përzgjedhësit Jon Dahl Tomasson.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë federata suedeze pak çaste më parë.

Në njoftimin e saj, Federata thekson se ky vendim vjen si pasojë e mungesës së rezultateve të pritshme gjatë periudhës së drejtimit të Tomassonit.

“Futbolli është një sport i bazuar në rezultate dhe, për fat të keq, gjatë kësaj periudhe nuk kemi arritur frytet e dëshiruara,” thuhet ndër të tjera në komunikatën zyrtare të Federatës suedeze.

49-vjeçari e mori drejtimin e përfaqësueses suedeze me synimin për ta rikthyer në sukseset ndërkombëtare, por rezultatet e fundit, përfshirë humbjen ndaj Kosovës, duket se kanë qenë vendimtare për largimin e tij.