Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harrojnë tërheqjen e frenit!

Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harrojnë tërheqjen e frenit!

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.

Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Bardiqi, u shpreh për klankosova.tv, se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.

Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.

Foto: Mitropol

”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë duke ra”, u shpreh ai ndër tjera.

Siç mëson klankosova.tv, nga kjo situatë nuk ka të lënduar.

Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!