Hagë – Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Vendimi është marrë më 10 tetor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.
Në arsyetimin e vendimit, trupi gjykues pranoi se mungojnë prova që Thaçi mund të arratiset në rast lirimi. Megjithatë, gjykata shprehu dyshime serioze se i akuzuari mund të pengojë procedurat gjyqësore dhe të ushtrojë ndikim apo presion ndaj dëshmitarëve dhe personave që konsiderohen kundërshtarë të ish-UÇK-së.
Sipas trupit gjykues, asnjë nga masat alternative nuk do të mund të zbusë mjaftueshëm këto rreziqe, ndaj paraburgimi u konsiderua i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.
DhSK ka caktuar 14 nëntorin 2025 si datë për përfundimin e fazës së mbrojtjes, ndërsa 22 dhjetori 2025 është afati për paraqitjen e parashtresave përfundimtare dhe deklaratave mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimat.
Faza e mëparshme e procesit
Sfondi
Aktakuza e konfirmuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit përmban dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë pretendime për krime në Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë.
Të tjera
Ushqimet përmes të cilave luftohet anemia
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal