Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në ora 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.
“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve.
Të tjera
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë