Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili arriti ta fitojë edhe një mandat nën logon “Për Drenasin Kampion”, ka njoftuar se pasditen e sotme, rreth orës 18:30, bashkë me kandidatët për Kuvend dhe anëtarët e Shtabit zgjedhor, do ta bëjnë hapjen e zyrës ku ishte selia e degës së PDK-së në këtë komunë.
Tutje, ai fton të gjithët anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.
“Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht dhe së bashku, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve. Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, shkruan ai në Facebook.
Siç thotë ai, “ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes”.



Të tjera
Dënim me burgim dhe gjobë ndaj të dyshuari E. K. për vjedhje të rëndë
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Prokuroria autorizon policinë për intervistimin e të dyshuarve në Viti për manipulim me vota