Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Formimi i qeverisë së re, Kurti në bisedime me komunitetet dhe Nismën për votat vendimtare

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka edhe 11 ditë në dispozion për t’i prezantuar Kuvendit të Kosovës, përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

Atij i duhen 61 vota të deputetëve për formimin e qeverisë “Kurti 3”.

Kryeministri në detyrë ka paralajmëruar bisedime ditëve në vijim për t’i arritur votat e nevojshme.
Por, a i ka siguruar Kurti votat e komuniteteve joshumicë?

Deputeti nga radhët e komunitetit egjipitan, Veton Berisha ka thënë se deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë ftesë për takim.

– Reklamë –

Berisha thotë se nuk ka vija të kuqe për askënd, por pret që të respektohen kërkesat e këtij komuniteti.

“Të shohim prej mundësisë së partneritetit, a na konsiderojnë partner serioz. Kam thënë prej fillimit, ai që na respekton e respektojmë. Kem me respektu votën dhe kërkesat e komunitetit egjiptian. Normalisht nëse plotësohen këto kushte kemi me qenë pjesë e secilës qeveri që respekton këto kërkesa që i kemi marrë nga komuniteti egjipitan. Nuk kemi votë me i dhënë dikujt që nuk i respekton kërkesat tona”, ka thënë Berisha.

Më tej, ai thotë se nuk është për më blloku askënd, por jo me hy dikun ku nuk respektohen dhe se qëndrimet e tij kanë qenë të qarta nga fillimi.
Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate llogaritet si një nga partneret potencial të Kurtit për formimin e qeverisë, megjithatë nga ky subjekt kanë thënë se përfshirjen në qeveri do ta kushtëzojnë me dorëhqjen e kryetarit të kuvendit, Dimal Basha