Zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore, kolonel Luan Sadiku, në cilësinë e drejtuesit (Chairperson), drejtoi sesionin e 45-të të Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s (NSPA) për Komitetin e Avionëve me Krahë të Rrotullueshëm (RWA), zhvilluar në Luksemburg më 13-14 tetor.
Gjatë vitit 2025, Shqipëria mban kryesimin e këtij komiteti, duke forcuar rolin e saj në fushën e mirëmbajtjes dhe mbështetjes së helikopterëve të Forcës Ajrore në kuadër të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes thekson se, kjo është një tjetër dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të personelit tonë në strukturat ndërkombëtare të Aleancës.



Të tjera
Bayern – PSG, caktohen referët e përballjes së dytë spektakolare
Përfitimet nga gjethja e dafinës
Mbi 3.5 miliardë euro të hyrat e qeverisë gjatë vitit 2025, fokusi te skemat sociale dhe pagat