Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se ndër temat e diskutimit të mërkurën ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Kemi diskutuar për dialogun Beograd – Prishtinë. Besoj se mund të vazhdohet në ton konstruktiv. Nuk dua ta përdori rastin për ta kritikuar ndokënd, vetëm dua të them se për tango duhen dy”, tha Vuçiq.
“Kjo s’do të ndryshojë. Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, nuk kemi hapur asnjë kapitull të vetëm, asnjë grup të vetëm…Shpresoj që KE-ja të gjejë një mënyrë për ta bërë më të lehtë për vendet kandidate”, tha Vuçiq. “Nuk kemi bërë deklarata shumë optimiste për anëtarësim në BE. S’mund të premtoj asgjë sot, përveç se do të punojmë shumë dhe do të sakrifikojmë e shpresoj se do ta kemi mbështetjen e BE-së për të bërë gjitha këto dhe se ata do të na dëgjojnë në Bruksel. Nuk është kaq e thjeshtë”.
Ndërsa tha se Serbia e ka harmonizuar 61 për qind të politikës së jashtme të saj me atë të BE-së, por ka thënë se duhet më tepër.



Të tjera
Kujdes me djathin, mund të bëheni të varur
Kongresi Amerikan akuzon Serbinë për diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!
Basha mirëpriti 21 nxënësit të cilët përfaqësuan Kosovën në 15th Brainobrain International Competition në Dubai