Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se vizita e presidentes së Komisionit Evropian konfirmon mbështetjen e fortë të Bashkimit Evropian për Kosovën.
“Vizita e Presidentes Von der Leyen në Kosovë, zhvillohet në një moment të rëndësishëm, teksa Kosova po konsolidon reformat, forcon sundimin e ligjit dhe thellon përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian. Si partnere e besueshme e Bashkimit Evropian, po punojmë ngushtë me Komisionin Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, programit IPA III dhe hapat e qasjes graduale në tregun e përbashkët, me rezultate të matshme për qytetarët tanë, duke afruar edhe më tej integrimin tonë evropian,” thuhet në komunikatën e MPJD-së, duke shtuar se “Kjo vizitë konfirmon mbështetjen e fortë të BE-së për Kosovën dhe përpjekjet e saj për zhvillim, stabilitet dhe integrim të plotë në familjen evropiane”.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark