Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,j Petrit Malaj, në selinë e KFOR-it në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
KFOR njofton se takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit.
Në njoftim theksohet se Gjeneral Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë ndaj KFOR-it, duke vlerësuar profesionalizmin e trupave shqiptare dhe duke vënë në dukje kontributin e tyre pozitiv në mision.



Të tjera
Bruno i zhgënjyer pas eliminimit: Portugalia erdhi për ta fituar Kupën e Botës
Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë
Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK