Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë,j Petrit Malaj, në selinë e KFOR-it në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
KFOR njofton se takimi është përqendruar në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rikonfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit.
Në njoftim theksohet se Gjeneral Ulutash ka shprehur vlerësimin e tij për mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë ndaj KFOR-it, duke vlerësuar profesionalizmin e trupave shqiptare dhe duke vënë në dukje kontributin e tyre pozitiv në mision.



Të tjera
Konsumi i ushqimeve të kripura mund të mos e dëmtojë shëndetin tuaj
Mënyra e thjeshtë për ta gatuar orizin që t’i përgjysmoni kaloritë
Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm