Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj të pestë që prej vitit 2021, e cila qëndron si dëshmi e marrëdhënieve të mira.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes von der Leyen për rrugëtimin evropian të Kosovës. Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike. Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën.
Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane.



Të tjera
“Negociata të menjëhershme”, Trump përsërit thirrjen për blerjen e Grenlandës në Davos
Si t’ia jepni një shansë të dytë gjërave të vjetra?
Nura: PDK-ja s’duhet ta votojë Vjosën Osmanin për mandat të dytë, propozon Rifat Jasharin për president