Kryetari i Drenasit, dhe fituesi i zgjedhjeve komunale për këtë post, Ramiz Lladrovci ftoi qytetarët e Drenasit që të festojnë fitoren.
Ai paralajmëroi se në orën 18: 30 do të hap zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas.
Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.
Po ashtu ai ka ftuar anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të vazhdojnë angazhimin në mbështetje të PDK-së në ato komuna ku ka mbëtur në balotazh.
“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!”, përfundoi Lladrovci.
Kujtojmë e Lladrovci garoi në zgjedhjet komunale të 12 tetorit jashtë PDK-së, pasi që kjo parti për kandidat për kryetar të Drenasit zgjodhi Petrit Hajdarin. Lladrovci fitoi këto zgjedhje pa balotazh duke garuar edhe me partinë ku ai thotë se bën pjesë, PDK-në. Derisa Hajdari mbeti i dyti në kët garë
Të tjera
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: Kush fitoi dhe ku?
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut – këta janë fituesit në komunat shqiptare!
Heroizëm shqiptar në Zvicër: Tre bashkatdhetarë shpëtojnë një grua, nderohen nga ushtria zvicerane!