Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për secilin qytetar, të cilët siç thotë ai, kontribuuan që zgjedhjet në këtë komunë të zhvillohen në mënyrë shembullore.
Nëpërmjet një postimi në Facebook ku njofton për hapjen e zyrës në selinë e PDK-së, në sy bie edhe përkrahja e tij drejt kësaj partie e cila kandidoi për të parin e Drenasit me Petrit Hajdarin.
“Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh”, ka shkruar Lladrovci.



Të tjera
Çiklizmi dhe vrapimi në moshë të mesme ju mbron nga goditjet në tru
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm
Vrítet një person në Ferizaj