Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas dyshimeve për manipulime në procesin zgjedhor në Junik, duke kërkuar hetim urgjent nga organet e drejtësisë.
“Prokuroria ta hetojë procesin zgjedhor në Junik, në këtë komunë votuan edhe qytetarë të komunave tjera”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se “Juniku, si një zonë zgjedhore, ka shumë qytetarë nga qytetet tjera të cilët në mënyrë shumë të organizuar janë regjistruar si votues të Junikut.”
Sipas tij, një veprim i tillë “përbën vepër penale dhe si i tillë duhet urgjentisht të hetohet.” Deputeti i AAK-së ka kërkuar gjithashtu që “KQZ ta publikojë listën zgjedhore të kësaj komune, pasi kjo është shumë e qartë si skemë e dominimit numerik kriminal.”



Të tjera
Nëse keni këtë simptomë rrezikoheni nga sulmi në zemër
Agjërimi i kohëpaskohshëm ndihmon pacientët me probleme në zemër
Shkenca sqaron se gripi sjell rreziqe serioze