Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë jashtë parlamentit tha për gazetarët se kryeministri Edi Rama kishte përgatitur një fjalim në protestën që do të mbahet në Tiranë të premten për lirimin e luftëtarëve të UÇK-së, por e detyruan që të mos merrte pjesë.
“Ramën e detyruan…që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Mos të bëjmë…se edhe jua them dhe pastaj kur del ashtu nuk thoni se e tha.. E detyruan. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Por e detyruan. Ata që e detyruan…u detyrua që të tërehiqej. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë Ka kaluar në stilin e kubanëve. Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Skam parë asnjë provë inkriminuese.”, tha a
Berisha: Kishte përgatitur fjalimin një orë, por nuk del dot.
Pyetje: Pse
Pjese nga deklarata e Sali Berishes
Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera.
Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë.
Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar.
Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.
Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi.
Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër.
Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën.
Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës.
Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot.
Pyetje: Pse?
Sali Berisha: Jo të gjitha pse-të do ti bëj unë publike.
Pyetje: Jeni opozitë…
Sali Berisha: Jam opozitë, por unë çdo ditë bëj pse-të publike, por jo çdo pse.
Të tjera
Fëmijët në kohën e teknologjisë, çfarë duhet të kenë parasysh prindërit
Trump: Nuk i thashë Zelenskyt se duhej t’ia dorëzonte të gjithë Donbasin Rusisë
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë