Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Tregut (IQMT), është duke zhvilluar aksione inspektuese me qëllim parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur.
Gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike.
Kontrollet janë realizuar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar respektimin e Ligjit Nr. 04/L- 156 për Kontrollin e Duhanit lidhur me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.
Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse.
Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.



Të tjera
Farat Chia, të çmuara për organizmin tonë
Haziri deklarohet sërish: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente
Haxhiu: Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian na kujton rëndësinë e respektit dhe barazisë për të gjitha komunitetet