Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është prononcuar për mediumin italian, Cronachedi.it
Ndër të tjera, ai ka folur edhe për kualifikimin e mundshëm me Kosovën në Kupën e Botës.
Kosova juaj është një hap larg Kupës së Botës: si kapiten, çfarë do të thoshte kualifikimi?
“Do të ishte një ëndërr, por është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kombeve vitet e fundit. Tani mund të luftojmë për vendin e dytë, por edhe për vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogël.”
Një histori shpëtimi për një vend që dikur ishte shkatërruar nga lufta…
“Të gjithë djemtë që luajnë për ekipin kombëtar ëndërrojnë ta çojnë ekipin atë në një Kupë Bote ose një Kampionat Evropian për të bërë të lumtur një popull të tërë që ka vuajtur kaq shumë në të kaluarën. Gjithmonë kam dashur të jem ambasador për Kosovën dhe e mbaj flamurin kudo.”
Dhe çfarë reagimi provokojnë tek ju skenarët e luftës në botën e sotme?
“Më vjen keq kur shoh imazhe të caktuara ose dëgjoj lajme të caktuara. Jam absolutisht kundër kësaj dhe shpresoj që ato të ndalen kudo.”
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit