Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash priti sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Jurg Sprecher, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës për misionin.
Vizita nënvizoi bashkëpunimin e fortë midis KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Ishte gjithashtu rasti që gjenerali Ulutash të shprehte mirënjohjen e tij për angazhimin e Zvicrës për të promovuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Çfarë duhet të hani dhe çfarë jo në mëngjes
Vetitë shëruese të farave të lulediellit
Konferenca e Investitorëve Amerikanë sjell në Prishtinë investitorë dhe liderë globalë