Edi Rama, njëherë ishte lobues i Speciales, tani jeni provokues si udhëheqës i valles”
Në sfondin e protestës në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, janë zhvilluar replika të forta mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.
Shkak u bë një deklaratë zyrtare e partisë në pushtet në Kosovë, LVV, e cila kritikoi Ramën për rolin e tij në themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, duke e cilësuar qëndrimin e sotëm të Tiranës si hipokrit.
Reagimi i kryeministrit shqiptar erdhi menjëherë, me tone të ashpra ndaj Vetëvendosjes dhe qëndrimeve të saj historike ndaj luftës dhe institucioneve të Kosovës.
Në thelb të përplasjes qëndron mbështetja për protestën “Drejtësi për Çlirimtarët”, e zhvilluar të mërkurën në Tiranë, por tensioni është thelluar për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj Gjykatës Speciale dhe rolit të UÇK-së në luftën për çlirim.
E këtë çështje, për “Bota sot” e komentoi opinionisti Dedë Preqi, i cili nuk kurseu kritikat ndaj kryeministrit Rama.
Së pari, ai theksoi faktin se, pikërisht Edi Rama ka lobuar për formimin e Speciales, kurse tani shtiret kinse dëshiron t’i ndihmojë të akuzuarve nga kjo gjykatës, përmes disa protestave.
Përveç kësaj, ai vlerëson se Rama nuk mund të jetë më pro UÇK-së se sa LVV, duke theskuar se kjo parti që nga fillimi ishte kundër Speciales.
“Vet Edi Rama, ishte lobues i formimit të Gjykatës Speciale, që ishte e ditur botërisht se ishte në dëm të UÇK-së, dhe tani bënë sikur po i ndihmon atyre që janë në këtë gjykatë, përmes protestave të vonuara, sepse tani është afruar të përmbyllet një proces i tillë, dhe këto lojra janë të atilla, që e bëjnë të vështirë besimin që jeni pro-UÇK- së, por jeni duke e kuptuar se çlirimtarët do të lirohen sa ma parë dhe ju doni ta ilustroni këtë ngjarje me preferencat e juaja mashtruese.
Nuk mundet me qenë Edi Rama, më pro UÇK-së, se Lëvizja Vetënedosje, që i ka edhe çlirimtarët e saj në këtë gjykatë, e cila që në fillim të inicimit të kësaj Gjykate, Lëvizja Vetëvendosje, ishte ndër të parat në krye me Albin Kurtin, kundër formimit të saj, duke e ditur se po gjykohen çlirimtarët dhe liridashësit e kësaj toke, poashtu duke ditur se kjo gjykatë ishte produkt i Serbisë dhe Rusisë”.
Krahas kësaj, Preqi konsideron se me veprimet e tij, Rama po dëshmon se “diçka po e mundon” atë, madje përmendi edhe qëndrimet e tij për vendimet e qeverisë Kurti në lidhje me veriun e Kosovës dhe betejën me Serbinë.
“Jo vetëm kaq, por për t’u shprehur me një gjuhë ndërvëllezërore ndaj shtetit shqiptarë, gjithë ajo që po organizohet nga Edi Rama, ndaj Kosovës dhe kundër qeverisë aktuale me Albin Kurtin, sikur këtë njeri diçka po e mundon, duke shkaktuar edhe ngatërresa të tjera të përceptimit dhe veprimit ndaj veriut të Kosovës, duke e quajtur si tokë e huaj.
Ndër të gjitha, Kosova nuk ka nevojë në këto forma të angazhohet Edi Rama, sikur në këtë rast do të ndërmjetësonte në marrëveshjet me Serbinë, por ka nevojë për një mbështetje dhe rënditje të politikave të një bashkë ballafaqimi me problemet që po i shtron Vuçiqi dhe Serbia, ndaj shtetit të Kosovës dhe popullit të saj”, shtjelloi ai.
Tutje, opinionisti përmendi disa raste kur Rama ka dalur kundër Kosovës sa i përket disa çështjeve të brendhsme, madje i konsideroi disa prej tyre si “lojëra të ndyta”.
“Edi Rama, në çështjet e brendshme të Kosovës, i ka futur hundët disa herë gabim, duke e marrë rolin e një « cicironi » të Vuçiqit, për të prezentuar draftin apo modelin e një Asociacioni për komunat serbe në veri të Kosovës, që ua propozon së pari dy udhëheqësve të Evropës, Gjermanisë dhe Francës, pa u konsultuar fare me autoritetet e Kosovës.
Pse Edi Rama, nuk po i ndal këto lojra të ndyta ndaj Kosovës dhe popullit të saj, në një mënyrë problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë, po ua shtoni edhe më shumë barrën, kur edhe më herët me Hashim Thaçin, deshët të realizoni shndërrimin e teritoreve të Kosovës, dhe tani çka u ka mbetë të provoni me realizimin e një projekti edhe më të shëmtuar dhe në dëm të shtetit të Kosovës”, shpjegoi Preqi.
Të tjera
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës
Fansat presin me padurim: Kur do të rikthehet Zhegrova në fushë?
KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare