Gjykata Supreme Federale ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë (Kantonale) të Cyrihut në një rast përdhunimi. Gjyqtarët e kishin i kishin dhënë autorit një dënim “shumë të butë” dhe kishin konsideruar si rrethana lehtësuese për autorin disa rrethana të papranueshme, transmeton albinfo.ch. Çështja tani do të kthehet në Gjykatën Kantonale për rishqyrtim.
Burri me shtetësi kosovare kishte sulmuar një bashkatdhetare të tij në një dhomë hoteli në Cyrih. Në fillim, gruaja e kishte lejuar atë ta puthte dhe ta zhvishte – por kur kishte kuptuar se ai donte më shumë, ajo kishte rezistuar dhe e kishte shtyrë atë larg, shkruan blick.ch. Megjithatë, ai e kishte arritur ta përdhunonte pa prezervativ.
Gjykata e Qarkut në Bülach fillimisht e kishte dënuar kosovarin në shtator 2023 me 32 muaj burg, nga të cilët ai duhej të vuante një vit burgim efektiv. Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut kishte konfirmuar fajësinë e tij për përdhunim dhe sulm seksual, por e kishte ulur dënimin në vetëm 24 muaj – me kusht.
Mbi këtë bazë, ai nuk do të burgosej fare. Por Zyra e Prokurorit Publik e apeloi këtë vendim në Gjykatën Federale, në Lozanë – dhe pati sukses.
Gjykata Supreme Federale ka qortuar ashpër gjyqtarët e Cyrihut. Ata e kishin vlerësuar gabimisht çështjen dhe i kishin konsideruar si rrethana lehtësuese disa kushte të papranueshme në favor të autorit të krimit.
Veç tjerash, Gjykata e Lartë kishte theksuar se përdhunimi “kishte zgjatur vetëm një kohë të shkurtër” – por kjo nuk ishte arsye për një dënim më të lehtë, sqaron Gjykata Supreme Federale, përcjell albinfo.ch. Një vendim i mëparshëm kishte përcaktuar tashmë se kohëzgjatja e një përdhunimi nuk mund të përdoret si faktor lehtësues.
Gjykata Supreme Federale gjithashtu ka kritikouar Gjykatën e Lartë Kantonale për përshkrimin e gabuar të sjelljes së gruas si “pothuajse me pëlqim”. Megjithatë, autori i krimit i është dashur të kapërcente një rezistencë të qartë nga gruaja, thuhet në vendim.
Çështja tani i kthehet Gjykatës së Lartë Kanonale të Cyrihut, e cila duhet të vendosë përsëri për dënimin.
Të tjera
12 organizata të shoqërisë civile u kërkojnë liderëve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës
Fansat presin me padurim: Kur do të rikthehet Zhegrova në fushë?
KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare