Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Malishevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa i dyshuari është arrestuar një ditë më vonë.
“Më 16.10.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



Të tjera
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës