Poo vazhdon procesi i verifikimit dhe numërimit të votave në disa Qendra Komunale të Numërimit, ndërkohë që në disa komuna ky proces është tashmë i përmbyllur.
Një garë tepër e ngushtë po zhvillohet në komunën e Gjilanit mes dy kandidatëve kryesorë.
Sipas rezultateve të përditësuara më 17 tetor, kryetari aktual i komunës, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është në epërsi me 50.25% të votave. Deri tani janë numëruar 97 nga gjithsej 133 vendvotime.
Hyseni ka siguruar 15,541 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismaili, ka marrë 10,526 vota, që përfaqësojnë 34.03% të votave të deritanishme.
Procesi i numërimit vazhdon, ndërkohë që rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G