Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) është deklaruar lidhur me çështjen e automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të cilat kaluan për disa minuta në pjesën veriore të Mitrovicës.
KFOR-i për mediat në Kosovë ka bërë të ditur se komandanti i këtij misioni, gjenerali i Forcave Turke Özkan Ulutaş, ka biseduar me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, për lëvizjen e gabuar të njësisë së FSK-së.
Bëhet e ditur se Jashari i ka përsëritur komandantit Ulutaş se devijimi i automjeteve të FSK-së ka qenë i përkohshëm dhe si pasojë e një gabimi.
“Ne e kemi pranuar deklaratën e bërë nga Policia e Kosovës dhe nga FSK-ja, se njësia përkatëse e FSK-së kishte dalë gabimisht për disa minuta nga itinerari i saj dhe ishte kthyer menjëherë në rrugën fillestare, në jug të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Nga KFOR-i deklaruan po ashtu se e mirëpresin “respektimin e vazhdueshëm nga ana e FSK-së të marrëveshjes së gjatë për të mos dërguar personel të FSK-së në veri të Kosovës pa njoftimin dhe miratimin paraprak të Komandantit të KFOR-it.”
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G