Reforma në drejtësi, luftimi i korrupsionit, adresimi i krimeve të luftës, adresimi i dhunës në familje, digjitalizimi i shërbimeve, kanë qenë disa nga temat që Ministria e Drejtësisë thotë se ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë, Blerim Sallahu ka diskutuar me një delegacion të Komisionit për Ligje të Finlandës.
Bëhet e ditur se, Sallahu me mysafirët e lartë nga shteti finlandez diskutuan për çështje të ndryshme bashkëpunuese ndërmjet vendeve.
“Gjatë takimit, U.d Ministri Sallahu njoftoi delegacionin nga Finlanda për prioritetet dhe rezultatet kryesore të Ministrisë së Drejtësisë përgjatë këtij mandati, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, adresimin e dhunës në familje, digjitalizimin e shërbimeve si dhe rezultate të tjera”, ka treguar MDK-ja.
Në fund të takimit, të dyja palët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G