Qendërmbrojtësi i majtë dhe premtues Arben Nikprelaj, vetëm 20 vjeç, me gjatësi 195 cm, po përgatitet për një hap të madh në karrierën e tij. Pas dy vitesh të suksesshme me FC Prishtinën, ku u shpall kampion i Superligës U21, ai aktualisht është pjesë e KF Deçiq, ekip shqiptar në Mal të Zi.
Nikprelaj është dalluar për fuqinë fizike, duelët e forta në ajër, si dhe për defanzivën e shkëlqyer, që e kanë bërë një ndër lojtarët më të vlerësuar në repartin mbrojtës të skuadrës.
Sipas burimeve të sigurta, gjatë këtij dimri pritet që ai të transferohet në Superligën U23 të Portugalisë, te skuadra e njohur Estoril Praia. Ky transferim shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij dhe një mundësi e artë për të treguar potencialin në një nga kampionatet më konkurruese evropiane.
I biri i këngëtarit të njohur Nikollë Nikprelaj, Arben Nikprelaj pritet të realizojë një transferim historik, duke përfaqësuar me dinjitet dhe pasion talentin shqiptar në arenën ndërkombëtare.



Të tjera
Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim
Manipulim votash: Avokati Sylaj konfirmon lirimin e klientit pas intervistimit
Përfshirja e Lajçak në skandalin me Epstein: Vjen paralajmërimi për ndryshime në dialogun Kosovë–Serbi