Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa fotografi të mrekullueshme nga prapaskenat e dy projekteve të saj më të reja muzikore, të titulluara “Ama do love” x “Hajde”.
Me një stil unik dhe tejet sensual, Era shfaqet në veshje që pasqyrojnë identitetin e saj artistik dhe energjinë e projekteve muzikore që ka sjellë së fundmi.
Fotografië e publikuara ofrojnë një vështrim më të afërt në atmosferën kreative dhe punën pas skenave të videoklipeve, që tashmë kanë tërhequr vëmendje të madhe nga fansat e saj dhe publiku më i gjerë.
Era Istrefi/Instagram
Projekti “Ama do love” x “Hajde” vjen i shoqëruar me një videoklip zyrtar, i cili sjell jo vetëm një melodi ritmike që fton në kërcim, por edhe një vizual tërheqës dhe estetikisht të kuruar në detaje.
Ky kombinim i muzikës dhe imazhit e sjell Erën në një dimension të ri, duke ndërthurur elemente bashkëkohore me frymëzime të dukshme nga stili i dekadave të kaluara, veçanërisht nga vitet tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë.
Me këtë paraqitje të re, Era jo vetëm që konfirmon statusin e saj si ikonë stili dhe zëri në skenën ndërkombëtare, por gjithashtu dëshmon se është gjithmonë e gatshme të eksperimentojë dhe të sjellë risi.
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Era Istrefi/Instagram
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës