Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 10:40 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë menjëherë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operative për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit,” deklaroi Krasniqi.



Të tjera
Redon Bejta largohet nga Llapi, bëhet lojtar i lirë
Arrestími i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe
Ronaldo takohet me Rodrygon, e pyet për lëndimin dhe fazën e rikuperimit