Një incident ka ndodhur rreth orës 16:10 pranë Gjykatës Themelore në Pejë, saktësisht në rrugën “Hasan Murati”.
Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se dy persona kanë mbetur të lënduar.
Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
“Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin,” tha Gashi, zëdhënës i Policisë së Pejës.
Të tjera
Mujka dhe Muzliukaj deklarohen të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion
Arrihet marrëveshja mes LVV-së dhe LDK-së në Vushtrri
Fruti tipik i vjeshtës, të mirat që sjell në organizëm