Në Forumin e Investimeve Shqipëri-Turqi që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi partneritetin mes dy vendeve si “një histori miqësie që nuk njeh kthesa”.
“Duhen dy duar për të duartrokitur. Shqipëria dhe Turqia janë sot ato dy duar që duartrokasin së bashku”, u shpreh Rama, duke iu drejtuar mbi 1500 investitorëve turq dhe zëvendëspresidentit të Turqisë, Cevdet Yılmaz.
Sipas tij, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë kaluar “mbi 1 miliard euro vetëm në nëntë muajt e parë të vitit”, ndërsa në Shqipëri veprojnë mbi 1 mijë kompani me kapital turk që punësojnë mbi 15 mijë qytetarë. Ai theksoi objektivin për të dyfishuar sërish shkëmbimet tregtare.
“Shqipëria nuk është më një ishull i mbyllur, por një vend i hapur dhe mikpritës, një ‘ishull i bukur’ në mes të Europës ku investimet shumëfishohen në pak vite” tha Rama, duke përmendur sistemin e ulët të taksave, energjinë e gjelbër dhe turizmin në rritje.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë vetëm ekonomike, por një lidhje vëllazërie, besimi dhe bashkëpunimi drejt së ardhmes”, theksoi Rama.
Të tjera
Pse duhet ngrënë mollët me lëvore
Prishtina po kërkon ndryshim dhe ky ndryshim është i pashmangshëm
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje me helikopterët “Black Hawk”