Vetëm brenda 24 orëve të fundit, Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar 30 shoferë të cilët janë kapur duke përdorur telefonin celular gjatë ngasjes së automjetit.
Aksioni u ndërmor pas disa ditësh fushatë vetëdijesuese me moton: “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon”.
Policia ka theksuar se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes po rrezikon seriozisht sigurinë në rrugë dhe po bëhet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.
“Një moment pakujdesie mjafton për të humbur kontrollin dhe për të rrezikuar jetën e vet dhe të tjerëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa zyrtarët policorë paralajmërojnë masa edhe më të rrepta ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit.



Të tjera
Me ndihmën e kësaj pijeje, kilogramët thjesht zhduken
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Gjykata Supreme në shqyrtim të ankesave zgjedhore, afati vetëm edhe dy ditë