Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt në Tiranë, për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Duke shpërndarë fotografi të protestës, Krasniqi u shpreh se sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës, shkruan IndeksOnline.
“Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë” u shpreh Krasniqi.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës.
Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë.
Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi!
Të tjera
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit