Vitaminat konsiderohen si mburoja më e mirë e syve, mungesa e tyre në organizëm shfaq problem në shikim, por jo vetëm.
Problemet e syve mund të shfaqen dhe nga përdorimi i tepërt i aparateve teknologjike, por edhe nga mosha.
Këto janë vitaminat dhe mineralet e nevojshme që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e syve:
Vitamina A është shumë e rëndësishme për sytë. Përmbajtja e kësaj vitamine në organizëm ndihmon që njeriu të shikojë qartë edhe në errësirë ose në dritë të pakët. Mungesa e kësaj vitamine e dëmton ndjeshëm shikimin.
Vitamina C ndikon gjithashtu në përmirësimin e shikimit. Studiuesit thonë se prania e kësaj vitamine e ul me 33% rrezikun e problemeve në shikim.
Vitamina E është një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira të cilat dëmtojnë shumë organet e trupit. Radikalet e lira dëmtojnë proteinat e syrit të cilat shkaktojnë mjegullim në shikim.
Zinku lehtëson rrugëtimin e vitaminës A nga mëlçia te retina e syrit ku edhe prodhon melaninën, shkruan periskopi. Ky pigment mbron sytë nga rrezet ultra vjollcë. Një ushqyes tjetër i nevojshëm janë acidet yndyrore omega-3, të cilat shërbejnë si mburojë e retinës, por edhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut drejt syve.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës