Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu priti në takim zyrtar Drejtorin e Doganës së Shqipërisë Besmir Beja me bashkëpunëtorë, në vizitën e tij të parë që nga marrja e mandatit.
Gjatë takimit, të dy drejtorët vlerësuan bashkëpunimin e thellë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy administratave, duke theksuar se të dyja vendet ofrojnë kapacitete të konsiderueshme për zhvillim të përbashkët.
U nënvizua se integrimi i deritanishëm, i cili ka mundësuar zhdoganimin në Portin e Durrësit, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe fuqizimin e transitit përmes këtij porti, duke përbërë një dëshmi të fuqishme të përfitimeve konkrete nga ky bashkëpunim.
Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në të dy administratat dhe u identifikuan fusha të reja për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në lehtësimin e tregtisë, rritjen e transparencës dhe avancimin e proceseve të përbashkëta.
Palët ritheksuan angazhimin për koordinim të ngushtë dhe, në këtë kuadër, u dakorduan për të ndjekur një plan të përbashkët me fusha të identifikuara bashkëpunimi, me qëllim që shkëmbimet të jenë të shënjestruara dhe në përputhje me interesat strategjike të administratave të të dyja vendeve.



Të tjera
Si t’i bësh për vete të tjerët në pak sekonda
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një letre
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar